Familja 9 anëtarëshe nga Lezha i kaloi festat në kontenier: Xhaxhit Enver duhet t’i puthim varrin

Familja 9 anëtarëshe nga Lezha i kaloi…

Të shumta kanë qenë familjet ntë cilat natën e ndërrimit të viteve e kanë kaluar në çadra si pasojë e problemeve të shumta ekonomike me të cilat përballen. Por në ndryshim nga “turma” nuk ka ndodhur kështu me një familje nga Lezha. 

Ndonëse para një muaji bashkia Lezhe ja ka shembur shtëpinë për ta rindërtuar, deri më tani jetesa e tyre ka qenë si mos më keq dhe aspak e përshtatshme për të kaluar këto netë të ftohta ku temperaturat kanë zbritur nën zero.

Kryefamiljari shprehet se përveç bonusit të qerasë nuk ka marrë ndihmë tjetër. Duke ditur që njëri nga djemtë ka një fëmijë 13 vjec me sindromë “Doën”.

Apeli i kryefamiljarit shkon ndaj autoriteteve. Ai kërkon ndihmë për djalin dhe rindërtimin sa më parë të një shptëpie pasi nuk nuk të jetojnë më në kontenier.

Kryefamiljari Vat Bregu:

“Kjo është shembur nga tërmeti që ka rënë para dy vitesh, erdhën e panë e verifikuan. Unë kam ndenjur këtu se kam pasur dy lopë, ne që jetojmë në fashat duhet të jetojmë. I kishim thënë Edi Ramës që në 2015 “e mbjellim dhe nuk e korrim” sepse këtu është kënetë, kur ishte Xhaxhi Enver duhet ti puthësh varrin sepse ka zbatuar ligjin, dhe kur zbatohet ligji ka jetë njerëzimi. Unë kam dy djem të martuar kanë nga dy tre fëmijë jam edhe vetëm rreth 8 veta. Është mizerrabël, edhe plasmani fut ujë aty, as qenin nuk e lë aty, është turp me fol. Eja shikojeni gjithë uji futet brenda, përfunduan në spital nga i ftohti. Mbi 2 vite që jetojmë në çadër. Unë e dua Enver Hoxhën sepse ka pasur realizëm në jetë. Kur nuk ka kontroll nuk ka jetë, kanë parë e kanë verifikuar e kanë nxjerr jashtë banimit duhet bërë nga fillimi. Kanë një muaj që e kanë prishur, nuk e kuptoj kur do vijnë mashtrojnë, flemë jashtë nga 3 orë gjumë sepse është ftohtë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit