Familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: "Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj"

Familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: “Jemi…

Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku humbën jetën tre persona, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët e viktimave. Në Tiranë është kryer tashmë autopsia e trupit të 26-vjeçares italiane Sara Brugnatelli, e cila mbeti e vdekur në aksidentin rrugor së bashku me partnerin e saj, Kleo Vrioni, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin, si dhe një 15-vjeçar.

Familja e të resë në Itali po përballet me hidhërimin e thellë dhe me pritjen e riatdhesimit të trupit. Sipas familjarëve, kthimi i trupit të Sarës në atdhe mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, por ende nuk ka një datë të përcaktuar zyrtarisht.

Kushërira e 26-vjeçares ka treguar se babai i Sarës është “i shkatërruar” nga lajmi tragjik, ndaj familjarët po përpiqen ta mbrojnë nga detajet e rënda për shkak të gjendjes së tij të brishtë shëndetësore e emocionale.

“Ishte si një motër për mua. Një humbje jashtëzakonisht e madhe,” është shprehur mes lotësh kushërira e të ndjerës.

Ndërkohë, komuniteti i Zoccos dhe miqtë e shumtë të Sarës janë mbledhur pranë familjes për t’i ofruar mbështetje, duke e kujtuar 26-vjeçaren si një vajzë gjithmonë të hareshme dhe mjaft bujare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit