Familja e kthen qenin e ngordhur në qilim

Familja e kthen qenin e ngordhur në…

Shumë pronarë kafshësh gjejnë mënyra për të nderuar kujtimin e kafshëve të tyre pasi ato nuk jetojnë më. Pasi qeni i një familjeje australiane ndërroi jetë, ata vendosën ta kthenin kafshën e tyre të dashur në një qilim.

Ndërsa disave mund t’i duket shqetësuese, kjo po bëhet një mënyrë popullore për të nderuar një kafshë shtëpiake, sipas profesionistit që u punësua nga familja, shkruan New york post.

Taksidermia e kafshëve shtëpiake është bërë me të vërtetë më e popullarizuar në pesë vitet e fundit apo më shumë, kështu që është një gjë shumë e re për t’u parë për shumicën e njerëzve,” tha Maddy, pronari i kompanisë Chimer.

“Disa janë më shumë një kujtim sentimental, të tjerët janë ekspozuar duke pushuar në shtretërit e tyre ose sido që pronarët e tyre donin që ato të ruheshin,” shtoi ajo.

29-vjeçarja tha se metoda “definitivisht nuk është për të gjithë” dhe ajo e respekton këtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit