Familja e priste në shtëpi, asnjë gjurmë nga 18-vjeçari prej pesë ditësh

Familja e priste në shtëpi, asnjë gjurmë…

Një 18- vjeçar rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Alarmin e ka ngritur familja e tij në polici.

Të afërmit kanë thënë se kishte shkuar në malin e Korabit për të kërkuar bimë.

Bëhet fjalë për 18- vjeçarin Ardian Pali i cili shkoi për të mbledhur bimë në mal dhe nuk u kthye më, raporton News24. Mësohet se ai shoqërohej nga dy persona. Dëshmia e tyre pritet të merret nga efektivët e policisë për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit