Familja Kelmendi tërbon serbët, mediat mbyten në tituj: Skandal i madh!

Familja Kelmendi tërbon serbët, mediat mbyten në…

Familja Kelmendi bëri një performancë të jashtëzakonshme në natën gjysmëfinale në Eurovizioni që po mbahet në Liverpool. Kënga “Duje” u kualifikua e para në finale duke marrë vlerësime maksimale për zërin, tekstin dhe performancën.

Gjatë interpretimit familja Kelmendi shfaqi edhe simbolet e Shqipërisë së Madhe si veshja në formën e xhubletës, simbolet kuq e zi si dhe motive të tjera kombëtare. Emocionet e përftuara Albina Kelmendi i ndau me mediat duke shprehur lidhjen e gjakut mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak serbëve të cilët kaq deshën dhe kanë nisur të tërbohen nga historia e një kombi. Mediat kanë nisur të shkruajnë tituj bombastik duke e cilësuar një skandal të madh përmendjen e Shqipërisë së Madhe.

“Skandal i madh”, “Skandali i shqiptares në Eurovizion”, ishin disa nga titujt që kishin rezervuar mediat serbe ndaj suksesit të Familjes Kelmendi që përfaqësoi denjësisht kombin shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit