Familja po e kërkonte, gjendet i dekompozuar në një kanal 60-vjeçari në Divjakë 

Familja po e kërkonte, gjendet i dekompozuar në…

Gjendet një trup i dekompozuar në një kanal në Divjakë. Bëhet me dije se rupi i përket një 60-vjeçari me inicialet R.P , i cili ishte shpallur i humbur nga familja. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e burrit. 

Policia bën me dije se i moshuari  ishte shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët.  

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. ”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërsa po bëhen hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit