Familja Rexha kërkoi mbrojtje, reagon babai i dy vëllezërve Gosa: Nuk do hakmerremi

Familja Rexha kërkoi mbrojtje, reagon babai i…

Ditën e djeshme familja Rexha kërkoi mbrojtje nga Policia e Shtetit pasi i druheshin hakmarrjes nga familja Gosa, pas vrasjes së Arjan Gosës. Por, ditën e sotme ka ardhur një reagim nga familja Gosa. Babai i dy vëllezërve të vrarë në Kavajë, Edmond dhe Arian Gosa ka deklaruar se nuk do të hakmerret.

Ai ka deklaruar se çështjen do ia lërë në dorë drejtësisë dhe se nuk do të vazhdojë gjakmarrjen. Po ashtu i moshuari ka mohuar se djali i tij ka deklaruar se do i shuante familjen Rexha.

Kujtojmë se, vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i marsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha.  

Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit