Familja shqiptare në Itali kërkon ndihmë për babanë e sëmurë me kancer

Familja shqiptare në Itali kërkon ndihmë për…

Një familje shqiptare në Itali kërkon ndihmë për shpenzimet mjekësore për babanë e sëmurë me kancer. Në vitin 2022 zbuluan se babai ishte me kancer kolateral me metastaza në mëlçi. Me kalimin e kohës ai i’u nënshtrua operacioneve të ndryshme duke vazhduar kimioterapinë e cila ka funksionuar deri në një pikë të caktuar.

Në muajin tetor mjekët në Itali i thanë që situata ishte kritike dhe nuk mund të bëhet asgjë më shumë dhe mjekët vendosën ta linin të shkonte në shtëpi duke i dhënë kujdes paliativ. Sapo kanë dëgjuar për lajmin bënë kërkime dhe kanë gjetur një klinikë private në Turqi e cila është e specializuar për trajtimet alternative të kancerit por i kanë thënë që procesi i trajtimit do të jetë i gjatë dhe i kushtueshëm dhe shpenzimet e deri më tanishme janë mbuluar me kursimet e jetës së babait prandaj familja kërkon ndihmë nga shqiptarët për të shpëtuar babanë e sëmurë.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Samanta. Unë dhe motrat e mia po kërkojmë ndihmë për shpenzimet mjekësore të babait tonë të dashur. Në vitin 2022 babai ynë zbuloi se kishte kancer kolorektal me metastaza në mëlçi. Që nga ai mars i largët, filloi një rrugëtim i gjatë me ulje-ngritje. Me kalimin e kohës, babai iu nënshtrua operacioneve të ndryshme dhe vazhdoi kimioterapinë, e cila funksionoi deri në një pikë të caktuar. Në tetor mjekët në Itali na thanë se për fat të keq situata ishte kritike dhe nuk mund të bëhet asgjë më shumë sipas tyre. Kështu ata vendosën ta linin të shkonte në shtëpi dhe i dhanë kujdes paliativ, në mënyrë që ai të mund të jetonte javët e fundit të jetës së tij pa ndjerë dhimbje. Sapo dëgjuam lajmin e hidhur, bëmë pak kërkime dhe gjetëm një klinikë private në Turqi, e specializuar në trajtimet alternative të kancerit, e cila me të dëgjuar historinë vendosi të merrte babin në trajtim. Në Turqi arritën të stabilizonin gjendjen e babait, por tani na kanë thënë se do të jetë një proces shumë i gjatë dhe i kushtueshëm. Shpenzimet e deritanishme i ka mbuluar babai me kursimet e tij të jetës, prandaj tani kërkojmë ndihmën tuaj. Na ndihmo të shpëtojmë babanë tonë të dashur.” – thotë Samanta.

Familja ka krijuar llogarinë publike në GoFundMe për mbledhjen e fondeve për babanë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit