Familja vegjetariane kërcënon fqinjin, pasi ai gatoi mish dhe nuk mbylli dritaren

Familja vegjetariane kërcënon fqinjin, pasi ai gatoi…

Letra e një familjeje vegjetariane është bërë virale teksa kërcënonin se do të merrnin masa ndaj një fqinji për mosmbylljen e dritares gjatë gatimit të mishit.  

Në letër familja vegjetariane i ka kërkuar fqinjit të mbyllë dritaren, ndërsa gatuan mish, por menjëherë pas dërgimit të letrës, fqinji organizoi një barbeque, duke indinjuar më tej familjen vegjetariane, pasi ata kërcënuan se do të merrnin masa ndaj tij. 

Letra e parë e nënshkruar nga ‘Sara, Wayne dhe fëmijët’ thoshte: “Përshëndetje fqinj, a mund të mbyllësh dritaren kur gatuan të lutem. Familja ime është vegjetariane (ne hamë vetëm ushqime me bazë bimore) dhe aroma e mishit që gatuani na bën të ndihemi të sëmurë dhe të mërzitur. Do të vlerësonim mirëkuptimin tuaj.” 

Familja më pas dërgoi një shënim tjetër, për barbequen, duke akuzuar fqinjin se ishte “i pasjellshëm”. 

Në letër, familja tha: “Kam ngritur shqetësimet e mia për erën e mishit që e bën familjen time të sëmurë dhe të mërzitur. Dhe ju shkoni dhe bëni një barbeque. Keni ftuar edhe shumë njerëz dhe e dinit se kjo do të ndikonte tek mua dhe familja ime”. 

Familja e përfundoi letrën duke e kërcënuar që të ndalojë barbequet dhe të mbajë dritaren të mbyllur, ose “do të të raportoj këtë edhe në rrjetet sociale”. /Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit