Familjarët denoncuan humbjen e tij në JOQ, Flogerti gjendet i vdekur

Familjarët denoncuan humbjen e tij në JOQ,…

Flogert Koni, 36-vjeçari nga Durrësi që ishte larguar nga banesa që prej datës 27 dhjetor, është gjetur i pajetë në zonën e Kënetës.

Kanë qenë vetë familjarët, ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 36-vjeçarit në një banesë pranë zonës që e njohin si shtëpia e baterive.

Flogerti ishte larguar nga shtëpia në drejtim të paditur dhe familjarët e tij pas denoncimit në polici kërkuan edhe ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e tij.

Nuk dihet ende nëse i riu ka humbur jetën së fundmi apo ka kohë që ka ndërruar jetë, pasi policia e Durrësit nde nuk ka dalë me njoftim zyrtar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit