Familjarët e 8 vjeçarit në Fier, mbledhin firma për dënimin me vdekje të Çalamanit

Familjarët e 8 vjeçarit në Fier, mbledhin…

Vrasja e 8 vjeçarit në Fier i tronditi të gjithë, por njëkohësisht ka ngritur një debat të madh mbi dënimin me vdekje.

Familjarët e 8 vjeçarit kanë nisur një peticion për të rikthyer këtë ligj, të cilin Shqipëria e ka hequr pas rënies së diktaturës komuniste.

Të afërmit e vogëlushit janë mbledhur në qendër të Fierit ku kërkojnë nga qytetarët që të firmosin peticionin e tyre. Mësohet se deri më tani janë mblidhur 3000 firma nga qytetarët për dënimin kapital të Çalamanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari pasi e goditi me kazmë e ka groposur të miturin Mateo Vasiu në oborrin e banesës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit