Familjarët e Luiz Ejllit i kërkojnë para popullit shqiptar! Mbi 7000 euro të mbledhura deri më tani

Familjarët e Luiz Ejllit i kërkojnë para…

Çudi shqiptare mund ta quajmë me plot gojën. Tashmë zyrtarisht në GoFundMe në emër të Luiz Ejllit, konkurrentit të Big Brother Vip Albania është hapur një llogari që menaxhohet nga mamaja Angjelina dhe motra e tij Ina. 

Deri më tani në atë llogari janë mbledhur mbi 7000 euro dhe kanë kontribuuar shqiptarë kryesisht jashtë vendit, ku vetëm një prej tyre i ka kaluar në llogari 5000 dollarë.

Synohet që në total të mblidhen rreth 250 mijë euro, më shumë se dyfishi që Luizi mund të fitojë në Big Brother, duke qenë se ësht një nga pretendetët kryesorë. Nëse do kujtojmë edhe faktin që një kompani pijesh energjike i ka ofruar kontratë bashkëpunimi me vlerë 100 mijë euro, nuk e dimë pse duhet të dhurohen donacione te Luizi.

Kujtojmë se në fillim të këtij edicioni Luizi tregoi se ishte i sëmurë, por sërish e tërhoqi mbrapsht si deklaratë, duke pohuar se ishte një gënjeshtër. Me sa duket familjarët e Luizit që jetojnë në Amerikë, nuk i dinë hallet e popullit shqiptarë që u kërkojnë paea, për vëllain apo djalin që thjeshtë po shijon ditët në Big Brother Vip. 

Mesazhi i familjarëve të Luizit:

Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit!

Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe.

Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina).

Ju falenderojmë nga zemra per mbështetjen!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit