Familjarët e shqiptarit që u masakrua në një pyll në Itali: Mund të ketë parë a dëgjuar diçka që nuk duhej

Familjarët e shqiptarit që u masakrua në…

Bledar Dedja është shqiptari i cili u gjet pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar në Itali. 39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në Paderno di Pieve të Grappa në Treviso. 

100 m larg vendit ku u gjet trupi I pajetë ishte makina e tij, një Mercedes i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut. Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare Ishte i martuar dhe ka dy fëmijë. 

Ai punonte  si kopshtar dhe pastrues në një restorant piceri. Ndërkohë familjarët thonë se Dedja mund të ketë parë a dëgjuar diçka që nuk duhej, teksa kërkojnë drejtësi.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Është një rrufe në qiell të hapur. Duam drejtësi. Ndoshta ka parë a dëgjuar diçka që nuk duhej’, thotë i vëllai, citon il gazzetino.

“Duhet të na thonë kush ka qenë autori. Nuk kishte probleme me drogën dhe paratë”, thotë e motra.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit