Familjarët e të moshuarës që u rrah në Pejë: Vajza e saj në gjendje jo të mirë emocionale

Familjarët e të moshuarës që u rrah…

Një rast i rëndë është bërë publik në media i filmuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Një infermiere e re në moshë dhunon me shpulla dhe shkelma një të moshuar duke qeshur teksa punonjëset e tjera e filmojnë.

Gruaja e moshuar nis të qajë nga dhimbjet dhe përpiqet ta ndalojë. Pamjet e rënda janë bërë virale në rrjet dhe reagimi i qytetarëve ka qenë i ashpër. Sipas informacioneve, e reja dhe infermierja që filmon dhunën janë vënë në pranga.

Vajza e të moshuarës ndodhet në gjendje të rëndë emocionale pas publikimit të videos.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”,-ka deklaruar për mediat lokale dhëndri i së moshuarës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit