Familjarët gjejnë të varur në oborrin e banesës 37-vjeçarin, detajet e para

Familjarët gjejnë të varur në oborrin e…

Një ngjarje e rëndë është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit. Sipas njoftimit nga ana e policisë, në oborrin e një shtëpie është gjetur i vetëvarur një 37-vjeçar.

Konkretisht tragjedia ka ndodhur në fshatin Buzëmadh në Fier, teksa thuhet se u ndjeri vuante nga sëmundja e depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia:

Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit