Familjarët gjejnë të vetëvarur 54-vjeçarin në Lezhë

Familjarët gjejnë të vetëvarur 54-vjeçarin në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje (23/02/24) në qytetin e Lezhës, ku një 54-vjeçar është gjetur i pajetë.

Shtetasi me inicialet P. N., u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës. Ishin familjarët ata që konstatuan se 54-vjeçari ishte vetëvarur duke i dhënë fund jetës. Hetimet për këtë rast janë në vijim.

Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:00, në lagjen “Gurra”, Lezhë,  në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi P. N., rreth 54 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje” informon Policia në njoftimin për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit