Familjarët kërkojnë lirimin e pasurisë së Ervis Martinaj/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron

Familjarët kërkojnë lirimin e pasurisë së Ervis…

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të hënë vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Apeli nuk ka legjitimuar avokatin e paraqitur në emër të Ervis Martinajt, pasi nuk ka pasur një prokurë të posaçme nga ky i fundit, por ishte firmosur nga familjarët e Martinajt.

Ndërkohë që edhe në lidhje me pasuritë në emër të këtyre të fundit, nuk ndryshoi asgjë nga sa më parë ishte shprehur GJKKO.

Rreth një muaj më parë, me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e tij dhe familjarëve, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.

Pak kohë më parë familjarët e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt ankimuan vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e 34 pasurive të tij dhe kërkuan lirimin e tyre.

Pasuritë e sekeuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.

Ervis Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët  që prej muajit Gusht të vitit 2022.

Familjarët e tij nuk janë më në kërkim të tij, po tashmë shqetësohen për pasurinë e tij.

Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit