Familjarët në panik, bletët ‘pushtojnë’ kopshtin e një shtëpie

Familjarët në panik, bletët ‘pushtojnë’ kopshtin e…

Pasi edhe bletët janë insekte që kanë sezonin e tyre të ‘rroitjes’, duket se kësaj rradhe kanë ‘rroitur’ në ambiente me njerëz.

Një tufë masive prej rreth 25,000 bletësh ‘pushtuan’ kopshtin e pasëm të një familjeje dhe vendosën një koshere të ngjeshur nën një trampolinë.

Mattheë Grice, nga Barnsley në Jorkshire të Jugut, tha që ai dëgjoi një zhurmë të jashtëzakonshme dhe pa një re të madhe të zezë që fluturonte mbi shtëpi përpara se bletët të pushtonin gradualisht trampolinën.

Ata u frikësuan shumë dhe u futën menjëherë në shtëpi derisa erdhi një bletar dhe i mori insektet.

Vajza e tyre Sara kërkoi në internet për këshilla se si t’i largonte ato në mënyrë të sigurt. Më në fund ajo gjeti një bletar që ishte në gjendje të vinte dhe t’i merrte ato, një ditë më vonë.

/Burimi: Ladbible/ Përgatiti: ‘Gazetaatdheu.com’/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit