Dyshohen të groposur, familjarët nisin kërkimet private për dy të rinjtë e humbur në Sarandë

Dyshohen të groposur, familjarët nisin kërkimet private…

46- vjecarët Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi prej ditësh kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Pas protestës që zhvilluan familjarët e tyre këtë të premtë para kominsariatit të policisë kanë dalë detaje të reja.

Dyshohet se dy të rinjtë të jenë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të bashkisë Konispol.

Pasi policia nuk u interesua familjarët kanë nisur kërkimet private.

Ndërsa mësohet se rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për të kërkuar fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave.
Ndërsa përsëri policia ende nuk ka dalë më një njoftim zyrtar.

U desh protesta e familjarëve që unifomat blu të interesoheshin për këtë ngjarje dhe se çfarë ka ndodhur me të rinjtë. Pas protestës policia ka ndaluar 8 automjete në Sarandë, një prej 8 automjeteve rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit