Familjarët po e kërkonin, shqiptari në Greqi gjendet i pajetë në një rezervuar ujërash të zeza

Familjarët po e kërkonin, shqiptari në Greqi…

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Dafnes, Heraklion, Greqi, ku një burrë 55-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në një rezervuar ujërash të zeza.

Sipas autoriteteve greke, viktima ishte raportuar i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm duke shkaktuar alarm te familjarët dhe komuniteti lokal. Ekipet e shpëtimit ndërhynë në vendngjarje pasi u ngritën dyshime se një person mund të kishte rënë brenda rezervuarit.

Pas një operacioni pompimi, trupi i 55-vjeçarit u nxor nga rezervuari, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Një ekspertizë mjeko-ligjore pritet të zbardhë detaje të mëtejshme, ndërsa hetimi paraprak po zhvillohet nga autoritetet greke për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident, vetëvrasje apo ndonjë veprim kriminal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit