Fantashkenca bëhet realitet në Dubai, makinat tashmë fluturojnë

Fantashkenca bëhet realitet në Dubai, makinat tashmë…

Një risi që do të ndryshojë historinë, është bërë realitet në Dubai.

Makina fluturuese VTOL X2, e prodhuar nga kompania kineze XPeng, realizoi fluturimin e saj të parë publik, duke shënuar një epokë te re të transportit modern.

Fluturimi testues zgjati rreth 90 sekonda dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë të ftuarve dhe medieve botërore.

Prodhuesi e përshkroi këtë risi si një bazë e rëndësishme për gjeneratën e ardhshme te makinave fluturuese, kjo edhe për shkak të natyrës “eco-friendly” që ka mjeti.

Me emetime zero të dioksidit të karbonit, makina futuristike me dy vende, përfaqëson gjeneratën e fundit të makinave fluturuese për prodhuesin kinez te automjeteve elektrike dhe është e pajisur me një sistem inteligjent kontrolli fluturimi.

Jo vetëm kaq, por VTOL X2 ka edhe një sistem automat specifik në rast rreziku, e cila e bën këtë makinë të pazakontë, edhe më të sigurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit