Faqet e institucioneve të Kosovës sulmohen nga hakerët rus

Faqet e institucioneve të Kosovës sulmohen nga…

Gjatë ditës së sotme faqet e web-it të institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë funksionale.

Përkatësisht faqja e Presidencës dhe ajo e Kryeministrisë, por që janë rikthyer shpejt.

Sipas ministrit të Mbrojtjes arsyeja e hakërimit ka qenë deklaratat që ky i fundit ka dhënë kundër Rusisë.

“Ky grup i hakerëve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes “Defense 24″.

Në reagimin e hakerëve rus përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.

Kujtojmë po ashtu, se një ditë më parë dy qytetarët rus janë arrestuar në veriun e Kosovës, pasi kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet rrugëve ilegale.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit