Faqja greke provokon: Kroi i Zakorisë ndodhet në Epir/ Komentuesit shqiptar ironizojnë: Falenderojë osmanët për urat

Faqja greke provokon: Kroi i Zakorisë ndodhet…

Teksa tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë ndjeshëm gjatë muajve të fundit për shkak të çështjes së arrestimit të kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri për blerje votash, duket se përplasjet do të vazhdojnë akoma.

Si të mos mjaftonte vetëm çështja Beleri, një faqe greke në Facebook ka provokuar me postimin e saj. Faqja “Greece and Everywhere Else”, ka postuar një foto të Kroit të Zagorisë, dhe provokon dhe e quan atë një pjesë të Epirit.

Por ky postim është shoqëruar me shumë komente nga ana e bashkëkombësve tanë të cilët i kujtojnë se ky vend gjendet në Shqipëri. Po ashtu një komentues i replikon me ironi, teksa i shkruan se bëhet fjalë për Epirin shqiptar dhe e shoqëron komentin me emoji e flamurit shqiptar.

Gjithashtu në komente përmendet edhe Çamëria. Ndërsa një bashkatdhetar tjetër falenderon zotin që janë akoma ekzistente urat e ndërtuara në kohën e Perandorisë Osmane.

Një provokim i tillë vjen pas disa muajsh përplasjesh mes Shqipërisë dhe Greqisë, për arrestim dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit të kandidatit që më pas fitoi zgjedhjet për Himarën Fredi Beleri.

Beleri është një personazh me shumë dritë hije. Ai është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe po ashtu njihej si një nga drejtuesit e organizatës Omonia, e cila njihet për qëndrimet antishqiptare. Edhe pse nuk kishte lindur në Himarë, Beleri u vendos si kandidat i opozitës në një nga Bashkitë më të rëndësishme të jugut të vendit. Pas fitores, ai nuk ka mundur që të betohet se është në qeli

Arrestimi i Fredi Belerit solli reagimin e ashpër të Athinës zyrtare, ku nuk munguan as kërcënimet me bllokimin e anëtarësimit të Shqipërisë. Deri më tani, Beleri ka arritur që shtojë tensionet mes dy vendeve fqinje dhe pritet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë drejtësia shqiptare për të.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit