"Far West" në mes të Beogradit/ Plumba kokës e përballje me armë në lokal, kamerat filmojnë gjithçka (VIDEO)

“Far West” në mes të Beogradit/ Plumba…

Një skenë e ngjashme me filmat aksion ka ndodhur në Beograd dhe gjithçka është e filmuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të një lokali të mbushur me njerëz. Në fillim të videos duket një person me pistoletë që qëllon në kokë një burrë.

Si pa të keq, edhe pse disa persona rrotull tij u larguan me vrap, ai u drejtua drejt barit sikur s’kishte ndodhur asgjë.

Por pas tij, vjen një tjetër person i armatosur, me bluzë të bardhë, që i drejton pistoletën për ta kërcënuar.

Këtij të fundit, autori i krimit i kthehet me të njëtën monedhë duke e qëlluar 2-3 herë dhe hedhur në tokë.

Skena nuk mbaroi këtu, pasi personi me bluzë të bardhë që u rrëzua pas të shtënave qëlloi sërish drejt autorit duke e lënë dhe atë në tokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit