"Faraonët" priten me brohorima pas eleminimi

“Faraonët” priten me brohorima pas eleminimi

Mijëra tifozë egjiptianë dolën për të pritur “Faraonët” pas eliminimit dramatik dhe shumë të diskutuar ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.

Pavarësisht zhgënjimit për humbjen, futbollistët u pritën si heronj nga mbështetësit e tyre, të cilët i përshëndetën me ovacione dhe duartrokitje. Në aeroport, respekt për kombëtaren egjiptiane treguan edhe efektivët e policisë së Atlantës, të pranishëm në pritje, të cilët i duartrokitën lojtarët.

Një gjest i bukur sportiv për një skuadër që, edhe pse u ndal në fazën çerekfinale, fitoi zemrat e tifozëve dhe bëri krenar një komb të tërë me paraqitjen e jashtëzakonshme në këtë Botëror.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit