Farmacistja ndërroi jetë nga koronavirusi, zbulohet festa ku u infektua

Farmacistja ndërroi jetë nga koronavirusi, zbulohet festa…

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 43-vjeçares me koronavirus nga qyteti i Durrësit.

Ajo ndërroi jetë ditën e sotme ne Infektiv, dhe ishte me profesion farmaciste.

43-vjeçarja dyshohet se bashkë me të motrën, e kanë marrë virusin nga një festë familjare fundjavën e shkuar.

Edhe kunati i saj është infektuar, por ky i fundit nuk ka shfaqur simptoma të rënda.

Motra e farmacistes që për fat të keq ndërroi jetë, vazhdon të jetë e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, ku është e intubuar.,

Ajo ishte me origjinë nga Kruja, e me banim në Durrës, ndërsa ndërroi jetë ditën e sotme.

LEXO EDHE:

Tjetër viktimë nga COVID/ Humb jetën farmacistja

 /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit