Farmacistja në Tiranë i ngatron ilaçet pacientes, e bën për spital

Farmacistja në Tiranë i ngatron ilaçet pacientes,…

Një farmaciste 22-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi i ka ngatërruar ilaçet një paciente!

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet S. H., 22-vjeçe e cila rezulton e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës. E gjetur në këto kushte ajo dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore shtetases 38-vjeçare me inicialet M . K.

Si pasoje e konsumimit të tyre, 38-vjeçarja ka pasur koplikacione dhe probleme me shëndetin. Për rastin në fjalë materialet i kanë kaluar specialistëve për hetimin e krimeve në komisariatin numër 4 dhe në Prokurori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit