Fasadat e Rilindjes/ Mori 680 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve, bie muri i shkollës në Ersekë

Fasadat e Rilindjes/ Mori 680 milionë lekë…

Plot 680 milionë lekë të vjetra mori rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në Ersekë. Një invenstim i kryer në vitin 2018 nëpërmjet një tenderi privat të lëshuar nga Bashkia e Kolonjës. Nuk zgjati as 4 vite dhe fasada e me bojë ra duke rrezikuar jetën e nxënësve të kësaj shkolle. Cilësia e dobët e punimeve bëri që të bjeri një pjesë e materialeve termoizoluese.

Nuk është hera e parë që taksat e shqiptarëve shkojnë për kompani të lidhura me pushtetin vendor dhe atë qendror, të cilat përfitojnë tendera pa kryer punë cilësore. Pas ngjarjes, firma e ndërtimit shprehu gatishmërinë për të kryer riparime, por në kushtet e një shteti ligjor dhe ku drejtësia funksionon, ky episod duhet të ndiqej nëpërmjet një hetimi.

Mirëpo në Shqipëri, çështje të tilla kalohen nën hije dhe masa merren vetëm kur nga shëmbja e fasadave apo mureve humbin jetën njerëz të pafajshëm. Instituti i Ndërtimit në Shqipëri duke mos qenë prezentë në çdo ndërtim infrastrukturor për të bërë matjete duhura, bën që kompanitë të ulin cilësinë e ndërtimit e për pasojë fasadat e tyre të dalin zbuluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit