Fasoneria në Durrës ‘vatra e nxehtë’ e infeksionit me COVID-19

Fasoneria në Durrës ‘vatra e nxehtë’ e…

Brenda 24 orëve të fundit, nga 260 teste të kryera kanë rezultuar me koronavirus 13 qytetarë. Kështu, numri total i të infektuarve në vendin tonë rritet në 946.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të 13 rastet e reja janë të konfirmuara në qytetin  Durrësit. Tashmë numri total në këtë qytet shok në 30. Abc News mëson se në Durrës janë marrë 37 tamponë prej të cilëve 13 rezultuan pozitivë me Covid-19.

Po ashtu mësohet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë nga vatra ekzistuese e fasonerisë dhe të tjerët janë raste kontakti, pra familjarë apo të afërm të tyre.

Siç mund të kuptohet, në kryeqytet nuk është regjistruar asnjë rast i ri ndërsa burime për Abc News thonë gjithashtu se në Krujë u bënë 82 teste të cilët po ashtu dolën negativë për Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit