“Fasoneria në prag të vdekjes”/ Gjika ngre alarmin: Pas 2-3 muajsh mijëra vetë do të mbeten të papunë

“Fasoneria në prag të vdekjes”/ Gjika ngre…

Kreu i Dhomës së Fasonerive, Gjergj Gjika në një intervitë për Ora news, është shprehur se kjo industri është në prag të vdekjes dhe pas 2-3 muajsh do të ketë falimentime masive dhe mijëra të papunë.

Sipas tij, ky biznes megjithëse u lejua të punojë, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga qeveria, as me paktën e parë dhe as të dytën.

”Mbështetje financiare nuk ka. Megjithëse ky biznes u lejua të punojë, dihej shumë mirë problematika e tij. Po u nuk u bënë porosi, nuk punohet. Neve porositë na u ndërprenë në muajt janar-shkurt pothuajse në masën 50%. Ndërsa në muajt mars-prill-maj e deri tani që po flasim në masën 90%.

Ne u lejuam, por nuk kishim çfarë të punonim. Ne nuk jemi mbështetur nga paketa e parë dhe e dytë, presim të tretë, të katërtën. Ndoshta pas 120 vjetësh do ketë një paketë për ne. Shoh partnerët tanë në rajon të cilët janë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështeten.

Si mund të ketë kapital të mjaftueshëmkur ka rreth 5 muaj që nuk është marrë asnjë euro nga puna e bërë dhe nuk është shitur asnjë palë pantallona ose këpucë porosi që janë të bllokuar për eksport. Ku do t’i gjejmë ne këto lekë? Kjo industri me 70 mijë veta sot është në kolaps. Kjo industri është në prag të vdekjes. Pas 2-3 muajsh do të shikoni falimentime masve dhe me mijëra e mijëra veta në rrugë.”/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit