Fasonët në krizë/ Kostot iu rritën, porositë ranë me 21%

Fasonët në krizë/ Kostot iu rritën, porositë…

Fasoneritë në vend nuk po munden të ngrenë kokë që nga kriza që solli pandemia e Covid-19. Edhe këtë vit qe flasim, fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përjetojnë krizë të aktivitetit nga vështirësitë që po burojnë nga rënia e porosive nga jashtë dhe rritja e kostove nga tregu i brendshëm.

Të dhënat nga INSTAT treguan se sasia e eksporteve të fasonëve në muajin prill shënoi rënie me 21 për qind. Tkurrja vijoi për tretin muaj radhazi duke bërë që për 4-mujorin eksportet në sasi të sektorit të shënojnë rënie me 9.5 për qind.

Situata do të përkeqësohet më tej në muajt në vijim pasi shumica e fabrikave presin ulje të porosive. Ndërsa theksojnë se rritja e kostove të materialit dhe rritja e pagës minimale do të rëndojë mbi ecurinë e fabrikave

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit