“Fast&Furious” në Itali/ Tenton arratisjen, shqiptari përplas makinën e policisë

“Fast&Furious” në Itali/ Tenton arratisjen, shqiptari përplas…

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një ndjekje të gjatë.

Sipas mediave vendase 24-vjeçari, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nuk iu ndal postbllokut në Casal di Principe në orët e para të pasdites së të martës.

Ai drejtonte një makinë “Audi A4 Station Wagon” pa sigurim tentoi të arratisej, por agjentët e ndoqën në Villa di Briano, ku 24-vjeçari u detyrua të ndalonte sepse ishte gati të përplasej me një kamion.

Përpos kësaj ai përplasi makinën e policisë, duke e dëmtuar atë në pjesën e përparme të djathtë.

Në pranga ra shqiptari me inicialet L.I., i parregullt në territorin italian. Ai akuzohet për kundërshtim të zyrtarit publik, dhunë dhe dëmtim prone.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit