Fati i keq përndjek Loredanën, këngëtarja rrezikon dëbimin nga Zvicra

Fati i keq përndjek Loredanën, këngëtarja rrezikon…

Loredana ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë kufijve shqiptarë, sidomos në Zvicër e Gjermani. Madje ajo renditet në vendin e parë si artistja më e dëgjuar në Zvicër, duke lënë pas edhe Dj Antoine, që ishte numri 1 për hitet e tij.

Por kjo nuk mund ta ndihmojë për të mos u dëbuar nga Zvicra, vend në të cilin ajo jeton aktualisht. “Prive.al” ka bërë të ditur se këngëtarja nuk e ka marrë ende pasaportën zvicerane dhe se rezulton ende si qytetare e Kosovës. Është mësur se në vitin 2013-të ajo aplikoi për nënshtetësi zvicerane, por akoma nuk e ka marrë atë. Nuk dihen arsyet dhe çfarë vendimi do të marr Zvicra për të. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit