Fati tragjik i shqiptarit në Itali, bie nga çatia dhe humb jetën menjëherë

Fati tragjik i shqiptarit në Itali, bie…

Një ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Itali.

42-vjeçari shqiptar teksa po punonte në një shtëpi, ka rënë nga çatia duke humbur dhe jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00. Shqiptarit i ofruan ndihmë kolegët e punës duke e dërguar menjëherë për në spital, por fatkeqësisht ai nuk arriti të mbijetonte.

42-vjeçari ra nga një lartësi prej 5 metrash, gjë që çoi dhe në vdekjen e tij fatale.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit