Fation Duro i Patosit gostit me tender pa garë oligarkun e "Bolv Oil"

Fation Duro i Patosit gostit me tender…

Me të gjitha problemet që kanë qytetarët e Patosit, i duhet edhe një kryetar bashkie që i vjedh sistamtikisht. Fation Duro rezulton t’i ketë dhënë një tender të dyshimtë Kompanisë “Olsi”shpk, me objekt “Blerje karburanti Diesel 10 PPM për Bashkinë Patos dhe Agjensinë e Shërbimeve Publike Patos me afat 3 (tre) vjeçar për vitet 2024, 2025, 2026″.

Shohim që ky tender është dhënë pa garë pasi i vetmi konkurrent që ka fituar tenderin ka qenë Behar Çukaj. Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë pasi për të dyshohet se ka përfituar 35 mijë m2 tokë me letra false në Mjull Bathore, duke aplikuar më pas ndërtim vilash, një investim me vlerë miliona euro.

Tenderi me këtë numër reference REF-96280-02-23-2024 fond limit shifrën 67 381 846 lekë të reja pa TVSH . Duke hulumtuar dokumentacionin e këtij tenderi do të shikojmë se vet kompania e Behar Çukaj ka ofruar 66 363 893 lekë të reja pa TVSH. Diferenca midis fondit limit dhe atij të ofruar është  1,017,953  duke shtuar bindshëm dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit