Fatkeqësi brenda familjes, katër orë pas njëra-tjetrës, nënë dhe bijë humbin jetën nga Covid

Fatkeqësi brenda familjes, katër orë pas njëra-tjetrës,…

Nënë e bijë kanë humbiur jetën ditën e sotme në qytetin e Librazhdit si pasojë e Covid. Mësohet se S.L 93 vjeç dhe V.H 71 vjeç kanë ndërruar jetë katër orë pas njëra-tjetrës.

93-vjeçarja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qënë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd. Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Pas shenjave të Covidit gruaja është nisur menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mirëpo nuk ka mundur të mbijetojë.

Ditën e djeshme u regjistruan 8 viktima dhe 879 të infektuar duke e cuar numrin e të prekurve nga Covid në 73691 të infektuar.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit