Fatkeqësi në Vlorë/ Korçari shkon të bëj plazh në Zvërnec, por humb jetën në det

Fatkeqësi në Vlorë/ Korçari shkon të bëj…

Kishte zbritur në bregdet për të bërë plazh, por kishte zgjedhur vendin e gabuar për të notuar…

Kështu ka ndodhur me një shtetas nga Korça, me iniciale S. Dh., i moshës 68-vjeçare, i cili është mbytur sot në plazhin e Zvërnecit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia njofton se, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë, është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh, duke bërë plazh në këtë zonë.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit