Fatmira Hajdari drejt burgut, ja dosja e zezë me pastrim parash, fshehje pasurie dhe mashtrime

Fatmira Hajdari drejt burgut, ja dosja e…

Ilir Meta, Genc Ruli dhe Edi Rama të implikuar në grabitjen e pronave shtetërore dhe përfitimet e paligjshme të Fatmira Hajdarit, ja pse luftuan me SHBA-BE për ta shpëtuar, ndërkombëtarët shokohen me matifetet e Fatmira Hajdarit, me ndërtimin e pallatit me para të pista në tokën që i grabiti shtetit

Gjyqtarja Fatmira Hajdari do të shkarkohet nga drejtësia në datën 18 qershor falë këmbënguljes së përfaqësuesve të SHBA-BE, të cilët rrëzuan përpjekjet e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Edi Ramës për ta shpëtuar. Pas shkarkimit, Fatmira Hajdari duhet të përballet me SPAK dhe Gjykatën Speciale, pasi vetëm anëtarët e Vetingut zbuluan se gjyqtarja kishte pastruar mbi 500 milionë para të pista, duke i investuar në pasuri të palujtshme si pallate, dyqane dhe vila. Nga prezantimi i dosjes ditën e djeshme doli në pah se gjyqtarja e Apelit në Tiranë ka konsumuar një sërë veprash penale që nga pastrimi i parave, falsifikimi i formularëve, fshehje të pasurisë, mashtrim me deklarimin e pasurisë, shmangie të taksave, kontrata fiktive etj. Për të gjitha këto akuza, Fatmira Hajdari duhet të merret e pandehur nga SPAK. Në të njëjtën kohë, SPAK duhet të zbatojë ligjin anti-mafia, duke i sekuestruar pasurinë që nuk justifikon, siç operohet me çdo person tjetër në Republikën e Shqipërisë

Referuar dosjes së përgatitur nga Komisioni i Vetingut, rezulton se Edi Rama dhe Ilir Meta janë implikuar në pasurimin e paligjshëm të Fatmira Hajdarit, e cila erdhi me shapka nga Librazhdi dhe nisi të grabisë prona shtetërore në Tiranë dhe të bëjë pallate me para të zeza. Edi Rama i ka dhënë në vitin 2015 me një VKM Fatmira Hajdarit 150 m2 tokë tek Vilat Gjermane në Tiranë. Rama i ka dhënë tokën shtetërore gjyqtares Hajdari. 150 m2 të tjera tokë shtetërore Fatmira Hajdari i grabitur me vendim gjykate. Rreth 600 m2 dhe një shtëpi i kishte përfituar më parë që në 1993 nga shteti si e pastrehë.

Kështu gjyqtarja ka krijuar nga hiqi 900 m2 tokë në një nga zonat më të shtrenja të Tiranës. Në këtë tokë Fatmira Hajdari ka nisur të bëjë një pallat 10 kate, me para të pista, pasi nuk kishte ku t’i merrte paratë e ligjshme me një rrogë dhe pension shteti. Ajo ka deklaruar se ka nisur pallatin me 139 mijë euro nga shitja e një biznesi të falimentuar të të birit dhe rreth 250 mijë euro ja dhënë një biznesmen për keqardhje. Kjo deklaratë ka shokuar vëzhguesit ndërkombëtarë se si ka mundësi që një gjyqtare, e ardhur “trokë” nga Librazhdi në Tiranë, të bëjë një pallat nga hiqi.

Në vitin 2000 Ilir Meta ka shkuar tek shtëpia e Fatmira Hajdarit, e cila jetonte në një vilë druri. Meta ka ndjerë keqardhje dhe i ka premtuar një kredi pa interes me vlerë 25 milionë lekë, që të blejë një shtëpi tjetër. Me këto para, Fatmira Hajdari ka blerë një dyqan afër Ambasadës Amerikane. Nga ana tjetër i biri ka mashtruar me një investim gjoja 160 mijë euro në një lokal shteti që i ka dhënë Genc Ruli në Qytetin Studenti. Pra, duket qartë se në pasurinin e padrejtë të Fatmira Hajdarit janë përfshirë edhe krerët e politikës shqiptare. Kjo duket arsyeja se pse Meta dhe Rama luftuan për ta shpëtuar Fatmira Hajdarin.

Përveç këtyre pasurive, Fatmira Hajdari kishte fshehur apartamente, ullishte dhe aksione të të birit në biznes. Megjithatë, me urdhër të Ilir Metës, ILDKPKI ka bërë një raport, duke deklaruar se pasuria e Fatnira Hajdarit është e pastër. Hetimet duhet të nisin që nga ILDKPKI e cila vijon të mbetet ombrellë e pasurive të paligjshme të politikanëve dhe gjyqtarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit