Fatura 110 min Euro/ Si doli 'bllof' Ahmetaj kur deklaronte se 'Becchettit nuk i paguajnë asnjë kokërr leku1'...

Fatura 110 min Euro/ Si doli ‘bllof’…

“Tgri” Arben Ahmetaj ka marrë edhe një goditje tjetër nën brez, duke dalë bllof me deklaratat e tij të para disa viteve.

Ai ka deklaruar në lidhje me gjyqin ndërkombëtar që Francesko Becchetti i hapi shtetit shqiptar, se nuk do të paguhej asgjë.

Ky i fundit, ose më saktë qeveria “Rama” i mbylli televizionin biznesmenit italian, Becchetti, me shpresën se do ta “hiqte qafe” nga Shqipëria.

Apo do të mbyllte një “gojë kundërshtare” mediatike.

Por duket se çështja “Becchetti” shkaktoi një bujë të madhe në vend, pas bashkëpunimit të Francesko Becchetti-t me televizionin “Agon Channel”.

Ishte ky i fundit që denonconte vazhdimisht dhe bënte nxjerrjen në shesh të korrupsionit qeveritar.

I akuzuari kryesor në këtë gjyq ishte pikërisht kryeministri Rama.

Ndërkohë Ministria e Financave ka bërë të njohur të vërtetën që fshihet dhe do të duhet të paguhet fatura e dëmshpërblimit prej 110 milionë eurosh.

Këtë e ka sjellë në vëmendje ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një video të ministrit Ahmetaj.

Në video, ky i fundit, premtonte se shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë kokërr leku në lidhje më gjyqin.

Postimi i plotë:

“Edvin Hajduti dhe Arben Hajni ju marrin ju nga xhepat 110 milione euro per te paguar shkeljet e renda ligjore.

Si dhe urrejtjen e tyre personale ndaj Francesko Bechetit dhe Agon Channel,

te cilin e mbyllen me force sepse denonconte vjedhjet dhe korrupsionin e tyre. Sb.”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit