"Faturat e energjisë së lokalit sa vinin dhe rriteshin"/ Arrestohen dy shqiptarë në fermën e kanabisit në Angli

“Faturat e energjisë së lokalit sa vinin…

Dy shqiptarë të quajtur Ergi Veliu 22 vjeç dhe Eduardo Vishaj, 47 vjeç janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi janë kapur në një fermë kanabisi.

Mediat britanike bëjnë me dije se policia nisi dyshimet e saj pasi faturat e energjisë të një lokali, sa vinin dhe rriteshin.

Faturat mujore në Acorn Cafe, në Coalpit Heath shkuan nga 349 deri në 2000 paund. Pas kësaj policia hyri me forcë në ambientin, ku ishin mbjellur rrënjët e kanabisit ku dhe gjeti dy shqiptarët.

​​Veliu, u dënua me 16 muaj, ndërsa Vishaj për tetë muaj, ndërkohë që të dy shqiptarët pasi të mbarojnë dënimin do të dëbohen nga Britania.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit