Faturinoja i 'Unazës' mbron shoferin e urbanit: Është hero, mund t'i ndodhte kujtdo

Faturinoja i ‘Unazës’ mbron shoferin e urbanit:…

Shoferi Agron Xhafa, i cili dyshohet se është përgjegjësi kryesor i aksidentit të 27 shkurtit pranë Urës së Bllokut, është arrestuar nga policia. Ai është vënë në pranga sapo ka lënë ambjentet e spitalit ku deklaroi se vuante nga diabeti dhe zemra dhe pranoi se nuk ishte ndier mirë në momentin e përplasjes. Xhafa nuk ka dal ende para Gjykatës dhe ndaj tij nuk ka ende asnjë vendim nëse do të dënohet apo jo me burg.

Kolegu i tij që ndanin turni paraditen e së hënës, ka thënë se 63-vjeçari ishte një njeri i përgjegjshëm dhe një nga shoferët më të vjetër. Ngjarjen në fjalë, fatorino e ka cilësuar si një aksident jo të qellimshëm që mund t’i rastiste kujdo drejtuesi mjetesh. Fatorino mohon faktin se kolegu i tij pinte alkool.

“E njoh sot e 15 vjet, ka qenë shoferi më i vjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë problem, varet, momente janë ato. Shoferët këtu janë heronj, këtu futet patina, futet biçikleta, futen majtas, futen djathtas, ka të pirë”-tha fatorino për EuroNews.

Punën që bëjnë kolegët e tij shoferë, fatorino i ‘Unazës’ e cilëson si punë heroike. Ai tregon se nuk ishte në djeni të sëmundjeve që kishte Agron Xhafa, duke u shprehur se aksidente të ndryshme ndodhin edhe në linjat e tjera.


Punën që bën shoferi këtu është heroike. Nuk pinte kurrë alkool, as jashtë orarit të punës, por s’e di nëse vuante nga ndonjë sëmundje. Aksidentet mund t’i ndodhin kujto, i kanë ndodhur dhe Sharrës, dhe Kombinatit. Nuk ka të thotë ajo,”– u shpreh faturinoja

Në aksidentin e së hënës u përplasën 11 automjete, teksa 9 qytetarë patën nevojë për ndihmë mjekësore duke u shoqëruar me ambulancë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit