Fauçi paralajmëroi privatisht CDC për riskun e vaksinave COVID-19 tek gratë shtatëzëna

Fauçi paralajmëroi privatisht CDC për riskun e…

Anthony Fauci diskutoi privatisht në janar 2021 shqetësimet lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 te gratë shtatzëna, përfshirë temperaturën pas dozës së dytë dhe një rrezik teorik për abort spontan gjatë tremujorit të parë, sipas mesazheve të publikuara së fundmi nga telefoni i tij zyrtar qeveritar. Shkëmbimi i mesazheve i Janarit 2021 përfshinte Faucin, i cili në atë kohë ishte drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, drejtoren e atëhershme të CDC-së, Dr. Rochelle Walensky, dhe Dr. Vivek Murthy, i cili më vonë u bë Surgeon General i SHBA-së.

Sipas mesazheve, Murthy pyeti nëse gratë shtatzëna duhet ta merrnin vaksinën gjatë një faze të caktuar të shtatzënisë dhe nëse zyrtarët ishin në dijeni të rezultateve negative te gratë që tashmë ishin vaksinuar.

Fauçi tha se në atë kohë nuk kishte prova që tregonin se një fazë e shtatzënisë ishte më e sigurt se një tjetër për vaksinimin. Megjithatë, ai ngriti gjithashtu një shqetësim teorik lidhur me reagimin e fortë imunitar dhe temperaturën që disa persona përjetonin pas dozës së dytë të vaksinës. Fauçi shkroi se një reagim i tillë, teorikisht, mund të lidhej me abortin spontan gjatë tremujorit të parë. Walensky u përgjigj se kjo ishte një çështje që duhej marrë në konsideratë, veçanërisht pas dozës së dytë.

Diskutimi u zhvillua në një kohë kur të dhënat mbi sigurinë e vaksinave te gratë shtatzëna ishin ende të kufizuara, pasi ato ishin përjashtuar kryesisht nga provat klinike fillestare të vaksinave kundër COVID-19. Mesazhet e publikuara së fundmi kanë tërhequr vëmendje sepse, disa ditë më vonë, Fauçi deklaroi publikisht se rregullatorët federalë nuk kishin konstatuar “shenja alarmi” lidhur me sigurinë te gratë shtatzëna. Megjithatë, mesazhet private nuk tregojnë se Fauçi kishte prova se vaksinat kundër COVID-19 po shkaktonin aborte spontane. Përkundrazi, ato tregojnë se zyrtarët po diskutonin një rrezik të mundshëm ndërsa shqyrtonin informacionin e kufizuar që ishte në dispozicion në atë kohë.

Gjatë këtij shkëmbimi, Fauçi vuri gjithashtu në dukje se mijëra gra shtatzëna kishin marrë tashmë vaksinat pa probleme të raportuara dhe se studimet te kafshët nuk kishin identifikuar shqetësime të rëndësishme për sigurinë.

Më shumë të dhëna u bënë të disponueshme më vonë gjatë vitit 2021. CDC tha se një analizë që përfshinte rreth 2,500 gra që kishin marrë një vaksinë mRNA para javës së 20-të të shtatzënisë, kishte gjetur një normë aborti spontan prej rreth 13%, e cila ishte brenda intervalit të pritshëm të normës bazë në popullatën e përgjithshme.

Sipas raportimeve, mesazhet u rikuperuan nga telefoni zyrtar i Fauçit, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme të Kongresit mbi vendimmarrjen gjatë periudhës së pandemisë.

Ligjvënësit republikanë, përfshirë Rand Paul dhe Ron Johnson, kanë vazhduar të shqyrtojnë komunikimet e Fauçit dhe mënyrën se si qeveria federale e trajtoi pandeminë e COVID-19.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit