Fauci pranon: Distancimi social nuk ishte i bazuar në shkencë

Fauci pranon: Distancimi social nuk ishte i…

Masat e marra gjatë kohës të pandemisë covid-19 u kundërshuan nga shumë njerëz në mbarë botën për shkak të shkeljes të të drejtave të njeriut. Kundërshtuesit e masave të covid-19 të ndërmarra nga qeveritë kanë argumentuar se këto masa nuk ishin të bazuara në shkencë. Anthony Fauci ka dëshmuar përpara Kongresit Amerikan të mërkurën gjatë një seance maratonë prej dy dtësh ku ka pranuar se distancimi social nuk qe i bazuar në shkencë.

Kongresi Amerikan prej muajsh ka nisur një hetim për të hetuar origjinën e virusit SARS‑CoV‑2 (i njohur ndryshe si covid-19), kërkimet mjekësore për gjenetikën e virusit, shpenzimet qeveritare të lidhura me covid-19 dhe për masat e ndërmarra gjatë kohës së pandemisë.

“Gjatë intervistës së tij sot, Dr. Fauci pohoi se politikat dhe mandatet që ai promovoi mund të rrisin fatkeqësisht hezitimin për vaksinim në vitet në vijim.” – ka deklaruar Brad Wenstrup i cili është kryetari i nënkomitetit për hetimin e pandemisë covid-19.

“Ka të ngjarë të mos ishte i bazuar në të dhëna.” – ka deklaruar Anthony Fauci i cili është ish-këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë dhe ish-drejtori i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Amerikë.

Demokratët akuzuan Republikanët për shtrembërimin e intervistës së Dr Fauci, e cila zgjati shtatë orë e shtrirë në dy ditë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit