FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023

FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë…

Një raport i fundit i FBI-së ka zbuluar se të moshuarit amerikanë mbi 60 vjeç kanë humbur rreth 3.4 miliardë dollarë përgjatë vitit 2023 si pasojë e mashtrimeve financiare ndaj tyre , shifra më e lartë kjo krahasuar me vitet e mëparshme.

Hetuesit Federalë deklaruan se mashtrimi dhe krimi financiar ndaj të moshuarve në SHBA u rrit me 14% midis viteve 2022-2023 duke paralajmëruar se mosha e tretë po mashtrohet gjithnjë e më shumë që të investojnë paratë e tyre në institucione financiare që iu premtojnë atyre shumëfishim të parave.

Vetëm në vitin 2023 ka pasur mbi 101 mijë denoncime për mashtrime financiare të kryera ndaj individëve mbi 60 vjeç në Shtetet e Bashkuara.

Kjo pason një rritje të mprehtë të humbjeve të raportuara nga amerikanët e moshuar në dy vitet pas pandemisë së koronavirusit të vitit 2020, kur njerëzit ishin të mbyllur në shtëpi dhe mashtrimet u bënë më kollaj përmes telefonit.

Mashtrimi më i zakonshëm i raportuar mes të moshuarve vitin e kaluar ishte mashtrimi me mbështetjen e teknologjisë, në të cilin kriminelët flasin përmes telefonit si përfaqësues teknikë ose të shërbimit ndaj klientit.

Në një mashtrim të tillë që autoritetet thonë se po rritet në popullaritet, kriminelët përdorin teknologjinë, bankat dhe zyrtarët qeveritarë për të bindur viktimat se hakerat e huaj kanë depërtuar në llogaritë e tyre bankare dhe i udhëzojnë ata që për të mbrojtur paratë e tyre duhet t’i transferojnë ato në një llogari të re, një llogari e kontrolluar fshehurazi nga mashtruesit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit