FBI shkatërron organizatën kriminale shqiptare në SHBA, 16 të arrestuarit akuzohen për zhvatje, pastrim parash dhe organizim të lojërave të fatit

FBI shkatërron organizatën kriminale shqiptare në SHBA,…

FBI ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare në SHBA, e cila merrej me organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

16 persona janë vënë në pranga dhe akuzohen për zhvatje, pastrim parash, organizim të lojërave të fatit, mashtrim dhe pengim të hetimeve, raporton newsbomb.

Abduraman Iseni i njohur si “Diamanti”, Ervin Makishti i njohur si “Vini”, Sokol Gjoni, Miralem Ljuljanovic dhe Jetmir Sulaj akuzohen se kanë ushtruar aktivitete ilegale me anë të kompanisë “Diamond Enterprise”, e drejtuar nga Abduraman Iseni.

Mes të arrestuatve janë edhe Eldi Makishti dhe Enri Dimo i njohur si “Eni”, Darren Danzieri, Amir Becovic, Rafael Jacobs, Islam Lamçe i njohur si “Baçi”, Brajan Tola, Gazmend Lita, Smail Djokic, Melsa Skrapalliu dhe Besim Kukaj, raporton newsbomb.

Abduraman Iseni zkuzohet edhe për zhvatje dhe kërcënime, ndërsa për të njëjtën akuzë është marrë i pandehur edhe Besim Kukaj. Ky i fundit akuzohet edhe për komplot për mashtrimin e bankave, duke kërkuar hua të garantuar nga qeveria për bizneset e goditura nga COVID-19.

Melsa Skrapalliu akuzohet për pengim të drejtësisë për deklaratat e rreme që ka bërë në mënyrë që të ndërhynte në hetimin nndaj Abduraman Isenit, ndërkohë që ndaj saj rëndon edhe akuza për deklarime të rreme në bankë.

ISENI, ERVIN MAKISHTI, GJONI, LJULJANOVIC, SULAJ, ELDI MAKISHTI, DIMO, DANZIERI, JACOBS, TOLA, DJOKIC, KUKAJ dhe SKRAPALLIU u morën në paraburgim dhe pop resin që të dalin në seancën gjyqësore, ndërkohë që Lamçe dhe Becovic po hetohen në gjendje të lirë.

Të gjithë të akuzuarit rrezikojnë të dënohen me disa vite burg, pasi ndaj tyre rëndojnë më shumë se 1 akuzë.

Emrat e të akuzuarve:

Abduraman Iseni
Ervin Makishti
Sokol Gjoni
Miralem Ljuljanovic
Ketmir Sulaj
Eldi Makishti
Enri Dimo
Darren Danzieri
Amir Becovic
Rafael Jacobs
Islam Lamçe
Brajan Tola
Gazmend Lita
Smail Djokic
Melsa Skrapalliu
Besim Kukaj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit