FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

FBI vjen në Tiranë, kush është në…

Tirana është kthyer në qendër të një takimi ndërkombëtar të drejtuesve dhe ekspertëve të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa. Nga 19 deri më 23 shtator, në kryeqytet zhvillohet takimi i 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA), ku në fokus janë lufta kundër krimit të organizuar dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese.

 

Në axhendën e takimit janë përfshirë një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë, përfshirë terrorizmin, ekstremizmin online, krimin kibernetik, narkotikët, përdorimin e dronëve, pastrimin e parave dhe sekuestrimin e pasurive kriminale. Pjesë e diskutimeve janë edhe ekstradimet dhe hetimet ndërkombëtare, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet grupimit online “764”, të lidhur nga autoritetet amerikane me ekstremizmin e dhunshëm dhe aktivitetet kriminale në internet.

 

Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë. Nga pala amerikane është parashikuar pjesëmarrja e Spencer Horn, zyrtar i lartë i FBI-së, si dhe e atasheut të FBI-së në Sofje, Brendan Collins. Gjatë takimeve do të shkëmbehen përvoja për hetimet financiare, goditjen e rrjeteve kriminale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa BKH-ja pritet të prezantojë edhe një rast konkret hetimor në fushën e narkotikëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit