Federata Franceze e Futbollit u ndalon lojtarëve të çelin iftarin gjatë ndeshjes

Federata Franceze e Futbollit u ndalon lojtarëve…

Franca ka shprehur sërish nota të forta racimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Së fundmi, ka qenë Federata Franceze e Futbollit ajo e cila ka vendosur të “dënojë” myslimanët në këtë muaj të shenjtë të vitit.

Institucioni sportiv ka vendosur të ndalojë nderprerjen e lojës për t’u lejuar myslimanët të bëjnë iftar. Ndërprerja e lojës nuk është më shumë se 2-3 minuta, por duket se diçka e tillë e ka shqetësuar së tepërmi federatën.

Kjo e fundit, është shprehur e ashpër në qëndrim, teksa mediat e huaja citojnë të ketë thënë: “Kushdo që shkel këto dispozita do t’i nënshtrohet procedimeve disiplinore dhe/ose penale”, duke kujtuar se në këto gara, ndalohet “çdo fjalim apo postim i një politike, ideologjike, fetare apo sindikale”.

Ndërkohë në Angli është pezulluar përkohësisht Premier League, për t’i dhënë mundësi futbollistëve agjërues të shijojnë muajin e Ramazanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit