Fedez sqaron thashethemet: "Pse thoni se kam vdekur"

Fedez sqaron thashethemet: “Pse thoni se kam…

Reperi Fedez është shprehur i befasuar nga raportimet për vdekjen e tij. Përmes një postimi në Instagramin e tij, Fedez ka treguar se kishte qenë në një spital në Milano në fundjavë për një problem të vogël shëndetësor, ç’ka e ka detyruar të largohej nga daljet televizive.

Kujtojmë se Fedez kishte anuluar pjesëmarrjen e tij në programin e prezantuesit Alessandro Cattelan, të transmetuar në Rai2, për shkak të problemeve shëndetësore.

“Nuk e di pse po thonë se kam vdekur. Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju siguroja të gjithëve se jam mirë. Kisha disa probleme këtë fundjavë, por asgjë serioze”, ka shkruar në instagram reperi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit