Fëmija 4 vjeç humbi jetën tragjikisht, flet nëna e dëshpëruar: Vajti për të pirë ujë

Fëmija 4 vjeç humbi jetën tragjikisht, flet…

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit zbuloi se gjithcka ndodhi sepse donte të merrte ujë. Duke folur për “Fax News”, u shpreh se mësoi nga një shok i të birit se kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që loz me të. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë”, tha nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se i çojnë të gjithë fëmijët të luajnë në atë park, prandaj rreziku ekziston ndërkohë që askush nuk mban përgjejgësi. “Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, tha banori i revoltuar për “Fax News”.

Mëngjesin e sotëm u raportua se i mituri me iniciale E.B ka qenë duke luajtur, ndërsa mësohet se ka prekur një prizë e cila ka qenë fije të zheshura dhe ka rënë në masë duke humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit