Fëmija “qejfli” bisedash| Porosit në telefon mobilie 1800 dollarë

Fëmija “qejfli” bisedash| Porosit në telefon mobilie…

Një fëmijë 22 muajsh porositi përmes telefonit të së ëmës mobilie shtëpie.

Gruaja Madhu Kumar po surprizohej çdo ditë, pasi në shtëpinë e saj në SHBA mbërrinin mobilie që ishin porositur më herët.  

“Personi i parë erdhi me kutinë, dhe e vendosi pranë derës. Më pas mbërriti një dërgues tjetër, pastaj një tjetër. Së shpejti, kutitë ngjyrë kafe mbushën shkallët e përparme. Një tjetër email mbërriti në adresën e saj se porosi të tjera ishin duke ardhur”, tha Kumar.

E gjithë situata ishte mister I vërtetë. Megjithëse I kishte parë artikujt, ajo kurrësesi nuk kishte porositur asgjë, madje as bashkëshorti dhe as dy fëmijët e mëdhenj.

Ayaansh Kumar, djali i vogël i familjes, vetëm 22 muajsh, mori telefonin, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të konsiderueshëm artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje.

Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë mobiliesh të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobilieve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë minus në llogarinë e saj bankare.

Kur prindërit kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ata u përpoqën të anulonin porositë e mbetura, por ishin shumë vonë, shkruajnë mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit